Aktualitet

Qeveria tërhiqet nga projekti i burgjeve private, Ministria e Drejtësisë tregon pse u anulua ligji

Qeveria tërhiqet nga projekti i burgjeve private, Ministria e

Qeveria shqiptare është tërhequr nga projekti i burgjeve private.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Drejtësisë për “Report Tv”, ku deklaron se ka hequr nga ligji konceptin e burgut privat për shkak se që nga viti 2014 kur janë miratuar nuk ka pasur ndonjë interes për ndërtimin e tyre.

Në vlerësimin e Ministrisë së Drejtësisë dispozitat që lejonin burgjet private janë hequr dhe në ligjin e ri hyrë në fuqi në gusht 2020.

Parashikimi për burgjet private është bërë për herë të parë në vitin 2014, në nenin 12/1të ligjit “për Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale”, ku shkruhej se burgjet  janë publike dhe private  dhe funksionimi i tyre do të përcaktohen me Vendim qeverie.