Aktualitet

Qytetarët e Ballkanit Perëndimor do lëvizin në Shqipëri vetëm me ID! Miratohet VKM

Qytetarët e Ballkanit Perëndimor do lëvizin në Shqipëri

Qytetarët e Ballkanit Perëndimor do të futen vetëm me kartë ID në Shqipëri. VKM është miratuar ditën e sotme dhe është bërë e ditur nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Vendimi, vjen pas marrëveshjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në Procesin e Berlinit.

“Lëvizje e lirë të shtetasve në Ballkan vetëm në me dokument identiteti. Qeveria shqiptare e miraton. Me hyrjen në fuqi të gjithë shtetasit e BP mund të qarkullojnë lirshëm në Shqipëri vetëm më kartë identiteti”- tha ministri Çuçi.