Qytetarët në protestë kundër rritjes së çmimeve: “Nuk mban më ujë pilafi!”

E Mërkurë 15 Qershor 2022, 18:30
TiranaPost
Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skëndërbej” në Tiranë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve. “Nuk mban më ujë pilafi” është motoja e protestës që nisi në orën 18:00.
Qytetarët u bëjnë thirrje edhe të tjerëve t'u bashkohen në kauzën e tyre. “Do dalim në rrugë me qindra e me mijëra, po nuk ranë çmimet do bjerë qeveria,” ishte thirrja e vazhdueshme e tyre.
“Ne duhet të reagojmë e të flasim. T’i tregojmë qeverisë se nuk do të mbetet me kaq. Do të ketë protesta dhe reagime deri kur të arrijmë atë që duam. Boll më me heshtje,” shprehen një prej tyre.
Qytetarët kanë marshuar më pas drejt Kryeministrisë.