Qytetarët protestë para ministrisë së Shëndetësisë: Viktima e radhës mund të jesh ti
E Mërkurë 26 Qershor 2024, 21:31
TiranaPost
Dhjetëra qytetarë protestuan para Ministrisë së Shëndetësisë në Tiranë, pas përgjimeve të publikuara ditën e djeshme nga Prokuroria e Tiranës.
Nën sloganin “Viktima e radhës mund të jesh ti”, ata kërkuan dorëheqjen e ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu.
Protesta vjen një ditë pasi Prokuroria e Tiranës njoftoi se ka nisur hetimet ndaj disa mjekëve dhe punonjësve të spitalit të Onkologjisë, pasi dyshohen se ka krijuar një skemë abuzive duke transferuar pacientë nga spitali shtetëror në një klinikë private në Tiranë.