Aktualitet

Qyteti shqiptar ku lindën më shumë fëmijë gjatë pandemisë

Qyteti shqiptar ku lindën më shumë fëmijë gjatë

Pavarësisht situatës së vështirë me pandeminë e koronavirusit që gjunjëzoi edhe vendet më të fuqishme në botë, jeta vazhdon në rrjedhën e saj. Këto tre muaj pandemie kanë shënuar në fakt një rritje lindjesh në maternitetin e Kukësit. Bëhet fjalë për 140 fëmijë të cilët fatmirësisht gëzojnë shëndet të plotë.

Përveç lindjeve, janë rritur edhe shtatzënitë. Shefja e shërbimit obstetrik Gjinekologjik Venezije Doçi, ka treguar se edhe pse jemi në një periudhë të vështirë, në maternitet ka gëzim. Shtuar faktit se deri më tani nuk ka asnjë rast me të infektuar me koronavirus në maternitetin e Kukësit.

Të dhënat nga gjendja Civile trgojnë se 16 fëmijë kanë lindur më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Megjithatë vlen të theksohet se vit pas viti ka rënie, pavarëisht bonsit të bebes që ofrohet. Nëse dikur para viteve ’90 mesatarja e lindjeve vjetore ne Kukes i kalonte 900 deri ne 1200 fëmijë, kjo shifer prej nje dekade ka ardhur ne tkurrje, pasi ka zbritur në 370 deri në 410 lindje në vit.

Situata e emigracionit të të rinjve duket ka ndikuar në këtë tkurrje.