Aktualitet

Radhë kamionësh në Kapshticë, Policia thirrje: Shmangeni këtë pikë kufitare se është mbyllur prej Covid-it

Radhë kamionësh në Kapshticë, Policia thirrje: Shmangeni

U njoftua që dje në fakt që pika kufitare në Kapshticë do të mbyllej, por kamionët kanë pritur sot në radhë duke mos qenë në dijeni të lajmërimit.

Policia bën thirrje të shmanget kalimi në këtë pikë kufitare, deri në hapjen e tij. Ndërkohë që vazhdojnë të funksionojnë pikat e tjera hyrëse dhe dalëse që na lidhin me Greqinë.

Vendimi pë mbylljen e kësaj pike, sipas mediave, u mor pas zbulimit të skandalit me organizatën që falsifikonte rezultatet e testeve të Covid, duke rrezikuar kështu përhapjen e virusit në shtetin fqinj.