Aktualitet

Rakacolli: Të hipësh në autobus është zgjedhje personale, distanca të respektohet

Rakacolli: Të hipësh në autobus është zgjedhje

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve Mira Rakacolli u pyet për situatën në autobusë me mbipopullim të qytetarëve dhe ku ruajtja e distancës është e vështirë të mbahet. Rakacolli tha se që të hipësh në autobus është zgjedhje personale, por ndoshta duke mos menduar se ata që janë në punë dhe nuk kanë makinë nuk kanë tjetër zgjidhje. Rakacolli sugjeroi që të zgjidhet dhe një orar i përshtatshëm dhe distanca të respektohet

"Unë vazhdoj të mbetem tek fakti se kontrolle në terren bëhen, por duhet të kemi parasysh një gjë që të hipësh në autobus është zgjedhje personale. Suksesi arrihet me bindje. Nuk të detyron njeri që të hipësh në autobus, por zgjidhet dhe një orar i përshtatshëm për të mbrojtur veten dhe anëtarët e familjes. Ndaj, duhet të drejtohemi tek bindja dhe tek ajo që nuk duhet t’i shkelim dhe të respektojmë distancën.”

*Tiranapost.al.