Aktualitet

Ralf Gjoni: Jam me fat, po kaloj formë të lehtë të virusit, por si dyshoi se ishte infektuar?

Ralf Gjoni: Jam me fat, po kaloj formë të lehtë të virusit,

Deputeti Ralf Gjoni nuk ishte i pranishëm sot në Kuvend për të votuar për ndryshimet kushtetuese, për hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve, edhe pse në një postim në facebook ka bërë me dije se vota e tij do ishte pro.

Ralf Gjoni: Jam me fat, po kaloj formë të lehtë të virusit,

Në intervistë për Report Tv ai tregoi se është me fat pasi po kalon një formë të lehtë të virusit.

Ralf Gjoni: 

Temperatura më ka rënë, jam nga mesi i fazës së virusit. Nuk po marr asnjë ilaç antibiotik. Virusi po përhapet shpejt për shkak se ka shumë simptomatikë. Me shumë gjasa jamë infektuar nga java e kaluar, ndoshta në parlament, sepse nuk kam pasur shumë kontakte me njerëz, jam treguar shumë i kujdesshëm. Ajo që më bëri të dyshoj, kisha një ditë gërricje fyti, edhe pak hundë si rrufë, mendova se ishte tip alergjie, Ndjeva një temperaturë pak më të lartë dhe luhatje të nuhatjes, kjo më bëri të dyshoj dhe kërkova  të bëj tamponin për siguri, që ta dija dhe të isha prezent në seancë. Prisja që të dilte negative, Kisha bërë plan të isha në seancë për të votuar ndryshimet kushtetuese për të cilat do shprehesha pro. Jam i detyruar të rri 14 ditë brenda deri sa të dal negativ.

Ralf Gjoni u bëri thirrje qytetarëve nëse kanë këto shenja të mos hezitojnë të izolohen dhe të kërkojnë të bëjnë tamponin. 

Por situata është ndryshe me deputetin tjetër të infektuar, Enver Roshin, për të cilin thuhet se është shtruar në spital.