Aktualitet

Rama: 369 mjekë dhe infermierë janë vaksinuar në 6 ditë: Do rrisim ritmin sipas planit

Rama: 369 mjekë dhe infermierë janë vaksinuar në 6

369 mjekë dhe infermierë kanë bëri deri më tani vaksinën anti-koronavirusit, në 6 ditë qëkur nisi procesi i vaksinimit në qendrën e ngritur në stadiumin Air Albania. Kryeministri Rama ka postuar një status dhe një video në Facebook, ku thotë se procesi do të vijojë dhe sot pa u ndalur, ndërsa shton se javë pas jave do të rritet gradualisht ritmi sipas planit të vaksinimit. 

Shqipëria ka siguruar 975 doza vaksine të Pfizer, ndërsa ekspertët e Komitetit Teknik kanë thënë se pritet që të vijnë edhe 2000 mijë doza të tjera në javën e tretë të janarit. Edi Rama ka thënë se nuk do e tregojë vendin nga kanë ardhur vaksinat, por: Shpresoj ta them një ditë dhe ta falenderoj!

Kryeministri Rama: 

369 mjekë dhe infermierë të vijës së parë të betejës me #COVID19 janë sot më të mbrojtur nga virusi i rrezikshëm, pas kryerjes së dozës së parë të vaksinës antiCOVID në Qendrën e Vaksinimit në Air Albania Stadium, në ditët e para të vaksinimit, teksa procesi do të vijojë edhe sot, pa u ndalur
Javë pas jave rrisim gradualisht ritmin sipas planit të vaksinimit
#ShqipëriaBuzëqesh

*Tiranapost.al.