Rama: Ata që nuk paguajnë kontributet për pensionet, do të përballen me të njëjtat masa si ata që nuk paguanin energjinë elektrike
E Hënë 21 Tetor 2024, 12:08
TiranaPost
Kryeministri Edi Rama tha në një deklaratë për mediat se ata që i shmangen detyrimit për të paguar kontributet për pensionet, do të përballen me të njëjtat masa si ata që nuk paguanin energjinë elektrike.
"Jemi tek aty ku ishim me energjinë elektrike, 50% e popullit paguante edhe për ata që nuk paguanin, kur morëm detyrën ishim në prag të kolapsit energjetik. Jemi në kohën kur me të gjithë ata që i shmangen detyrimit për të paguar për pensionet tuaja ne do të sillemi njësoj si me ata që s’paguanin energjinë.", tha Rama.