Aktualitet

Rama: Basha do të jepte me koncesion Sharrën kur ishte kryebashkiak

Rama: Basha do të jepte me koncesion Sharrën kur ishte kryebashkiak

Përmes një dokumenti, kryeministri Edi Rama kërkoi të vërtetonte sot një tentativë të Lulzim Bashës për të dhënë me koncesion Sharrën, në kohën kur mbante postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Rama sqaron se ky koncesion ishte i gabuar, ndërsa sqaroi:

“Unë them koncesionin e Lulzim Bashës, i cili është angazhuar në një propozim për Sharrën. Tani vjen letra që i shkon Lulzim Bashës. Është e miratuar koncesioni, dhe aty ka diçka interesante. Propozimi i tij është që t’i japë privatit një investim kapital prej 36 milionë eurosh që do e bëjë shteti. Dhe ka shifrën aty që është 37 mijë lekë për tonë. D.m.th. faktikisht i bie 30 euro. Propozimi i Lulzim Bashës me një investim kapital prej 36 milionësh dhe pastaj i jepet privatit. Luzlim Basha ka dashur të bëjë një koncesion që është i gabuar nga pikëpamja logjike, sepse ka dashur të japë para të shtetit dhe ta japë në menaxhim me tone që i paguhen për shërbimin. Ndërkohë që me landfillin e Tiranës qeveria nuk paguan asnjë lek, është investim privat 100%”.

Rama: Basha do të jepte me koncesion Sharrën kur ishte kryebashkiak

*Deklarata u bë në emisionin "Opinion".