Aktualitet

Rama bën apelin e fundit për kontrollorët e Rinasit: Braktisni rrugën qorre ku jeni futur! Kush nuk kthehet në punë nesër, s’ka më vend në AlbControl

Rama bën apelin e fundit për kontrollorët e Rinasit: Braktisni

Kryeministri Edi Rama i ka bërë apelin e fundit kontrollorëve të Rinasit me anë të një statusi në Twitter.

Ai apelon që të braktisin “rrugën qorre” dhe të kthehen në punë, duke thënë se kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do të ketë më vend në AlbControl.

Statusi i kryeministrit Rama:

Apel për kontrollorët e Rinasit: Ndahuni nga ata që ju futën në këtë lojë të çmendur me zjarrin! Braktisini në rrugën e tyre qorre organizatorët e kallzuar penalisht! Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol. Koha e Rrumpallës ka vdekur dhe nuk kthehet!

Tiranapost.al