Aktualitet

Rama bën ndryshime në qeveri

Rama bën ndryshime në qeveri

Në mbledhjen e ditës së sotme të Këshillit të Ministrave është miratuar vendimi për të bërë disa ndryshime në postet e zv.ministrave.

Sipas vendimit, Denada Seferi është emeruar zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Enio Civici është emëruar zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Vilma Bello emërohet zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit.

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 13 Tetor 2021:

V E N D I M

PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Denada Seferi emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ

***

V E N D I M
PËR

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Enio Civici emërohet zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ

***

V E N D I M
PËR

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Vilma Bello emërohet zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ

Tiranapost.al