Aktualitet

Rama ishte në një vizitë surprizë në Tuz, media malazeze tregon detaje

Rama ishte në një vizitë surprizë në Tuz, media

Kryeministri Edi Rama ishte dje në një vizitë jozyrtare dhe të paparalajmëruar në Mal të Zi. Lajmi u publikua nga media malazeze “Vijesti” me seli në Podgoricë, që shkruan se kreu i qeverisë shqiptare u takua në një restorant në Tuz me Nikë Gjeloshaj, kryesuesin e koalicionit  “Lista Shqiptare” të partive shqiptare që morën pjesë në zgjedhjet e 30 gushtit.

Një burim tha për median se ata qëndruan për më shumë se një orë.

Rama ishte në një vizitë surprizë në Tuz, media

Nga ana tjetër Gjeloshaj konfirmoi për "Vijesti"-n takimin me Ramën, por nuk dha detaje:

“Po, ne u takuam dhe biseduam. Nuk mund t'ju them asgjë më shumë se kaq”.

“Burimet e ‘Vijesti’ pretendojnë se temë e takimit ishte procesi paszgjedhor dhe formimi i shumicës në Malin e Zi”, shkruan artikulli i botuar një ditë më parë, kur edhe u konfirmua nga Gjeloshaj se u zhvillua takimi. Lidhur me këtë takim nga ka patur asnjë reagim nga ana e kryeministrit.