Aktualitet

Rama: Brenda vitit do të kemi satelitët

Rama: Brenda vitit do të kemi satelitët

Kryeministri Edi Rama, në konferencën “Bujqësia me Teknologji dhe Inovacion ka premtuar se vendi ynë do të ketë satelitët e tij që do të kenë kontributin e tyre në sektorin e bujqësisë, brenda këtij viti.

“Na duhet të shtyjmë më shumë tek teknologjia dhe inovacioni. Nëse mbi 15 mijë fermerë duan naftë, po sa traktorë ka ky vend se nuk del llogaria. Ka një shkalë fiktiviteti. Si do të adresohet? Do të adresohet përmes teknologjisë dhe formalizimit. Nga një anë me regjistrin e tokës dhe vënien në përdorim dronët dhe satelitëve. Përmes formalizmit me regjistrin e fermës, regjistrin digjital të fermës dhe vënien në përdorim të dronëve e satelitëve që për shkak të procedurave kanë marrë më shumë kohë sesa e kishim parashikuar, por do të vijnë brenda këtij viti dhe me faturat, naftën do ta marrësh por duhet të sjellësh faturat. Ne nuk kemi dashur ta bëjmë të vështirë dhe të lodhshme prandaj ne jemi duke punuar që inspektimin ky vend ta çojë në qiell. Ta bëjë me satelitë, drona dhe jo me inspektorë”, tha Rama.

Kujtojmë se para disa ditësh qeveria anuloi tenderin për ngritjen e sateliteve. Ministria e Mbrojtjes njoftoi se anulimi ka ndodhur pasi nuk ka patur asnjë ofertë të paraqitur që përputhej me dokumentat e tenderit.