Aktualitet

Rama dhe Blinken nënshkruajnë marrëveshjen për koordinimin e teknologjisë 5G

Rama dhe Blinken nënshkruajnë marrëveshjen për koordinimin e

Kryeministri Edi Rama u takua sot në Bruksel me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Ata nënshkruan marrëveshjen SHBA-Shqipëri për koordinimin e teknologjisë 5G.

Rama dhe Blinken nënshkruajnë marrëveshjen për koordinimin e

“Zoti kryeministër, faleminderit që jeni sot këtu dhe për punën që kemi bërë së bashku. Po vendosim një shembull të fortë. Jemi mirënjohjes për punën që kanë bërë të dy vendet”, tha Blinken.

Kurse Rama tha:

“Për mua dhe për ne në Shqipëri është një moment shumë i rëndësishëm, sepse siç ju e dini, kemi ndërmarrë këtë nismë prej disa vitesh, duke u kërkuar edhe vendeve të rajonit të bëhen pjesë dhe të gjithë së bashku të bëjmë përpjekje për një korridor të sigurt komunikimi. Është krenari për Shqipërinë që të jetë krah jush, krah SHBA-së përherë. Shpresoj që së bashku të mund t’i bindim edhe miqtë e tjerë në rajon për t’u bërë pjesë e kësaj”.

Blinken ndodhet në Europë për të shoqëruar Presidentin e SHBA, Joe Biden gjatë vizitave të tij në Britaninë e Madhe, Belgjikë e Zvicër dhe në Samitin e NATO-s nesër, më 14 qershor dhe në Samitin SHBA-BE, më 15 qershor.