Aktualitet

Karta e gjelbër digjitale që të lëvizim lirisht nëpër BE, Rama dhe Varhelyi flasin pas Samitit

Karta e gjelbër digjitale që të lëvizim lirisht

Kryeministri Edi Rama dhe Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi pas Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor që u zhvillua në Tiranë dolën në një konferencë të përbashkët për mediat, ku shpjeguan se çfarë u diskutua ne Samit.

Rama tha se vendet e Ballkanit do të kërkojnë nga Bashkimi Europian që karta e gjelbër digjitale e qytetarit të njihet në gjithë vendet europiane në mënyrë që të lëvizin lirisht.

"Ne siç e dini brenda rajonit, por përpara dy ditësh edhe me Hungarinë në mënyrë bilaterale kemi rënë dakord për lëvizjen e lirë në periudhën post-pandemie pa detyrime ekstra, teste e historira të tjera. Sot të gjitha vendet i kanë paraqitur KE dhe BE kërkesën që karta e gjelbër dixhitale e qytetarit të një vendi të rajonit tonë, në aspektin tonë në aspektin e sigurisë shëndetësore të njihet në gjithë BE dhe edhe ne të lëvizim lirisht në BE", tha Rama.

Pamje nga Samiti

Karta e gjelbër digjitale që të lëvizim lirisht

Karta e gjelbër digjitale që të lëvizim lirisht

Karta e gjelbër digjitale që të lëvizim lirisht

Karta e gjelbër digjitale që të lëvizim lirisht

*Tiranapost.al