Aktualitet

Rama: Do ta bëj sot vaksinën për të dhënë mesazhin e qartë se është e sigurt

Rama: Do ta bëj sot vaksinën për të dhënë mesazhin

Kryeministri Edi Rama do të bëjë sot vaksinën. Ai deklaroi se ashtu si kolegë të tij do ta bëjë për të dhënë mesazhin e qartë që jo vetëm është e sigurt, por edhe arma asgjësuese e armikut të padukshëm.

Rama shtoi më tej se dokrrat me çipa e manipulime të geneve e transformime të Ilirëve në vikingë apo aziatikë janë qesharake.

“Unë do ta bëj vetëm për të dhënë mesazhin e qartë që jo vetëm është e sigurt, por edhe arma asgjësuese e këtij armiku të padukshëm, dokrrat me çipa e manipulime të geneve e transformime të Ilirëve në vikingë apo aziatikë janë qesharake. Do ta bëj sot siç e kanë bërë edhe kolegë të mijtë do ta bëj dhe unë. Ndërsa ministrja e të tjerë s’kanë si hyjnë e marrin atë që ju takon mjekëve infermierëve.

Nuk do dëshiroja t’i zija radhën askujt, por do ta bëj sot vetëm për këtë arsye.

Vaksina nuk është e detyrueshme, po është është e këshillueshme sepse është arma që mbron njeriun nga ky armik”,tha Rama.