Aktualitet

Rama falenderon patronazhistët: Janë vullnetarët e partisë që na kanë sjellë këtu ku jemi 

Rama falenderon patronazhistët: Janë vullnetarët e partisë

Kryeministri Rama ka folur nga takimi elektoral në Durrës për të ashtuquajturit patronazhistë, aktivistët e PS në fushatë.

"Kanë zbuluar fjalën patronazhist duke e deformuar kuptimin e saj, duke qenë se nuk e dinë që PS është një familje, ku të angazhuarit brenda familjes punojnë vullnetarisht pas pune, pas shkollë, duke marrë nga koha e lirë, për të mbuluar territorin shpirtëror të këtij vendi. Për të pasur komunikim të drejtpërdrejtë me njerëzit e këtij vendi, derë më derë, sepse beteja e përditshme e PS është të fitojë mendjet dhe zemrat e njerëzve. Pastaj çuditen, sepse zbresin në fushën e lojës me atë gafurrjen kur i thoshim kur luanim sport, të dikujt që mendon se i takon fitorja dhe se është i fituar. Pastaj kur hyjnë në fushën e lojës me ne, kuptojnë që nuk është aq e lehtë. Kur bie bilbili dhe del rezultati në tabelë është 74 deri në 78. Ndaj i jam shumë mirënjohës gjithë patronazhistëve dhe aktivitstëve të Shqipërisë", tha Rama.