Aktualitet

Rama flet për investimin e dhëndrit të Trump: Sazani s'ka qenë kurrë zonë e mbrojtur

Rama flet për investimin e dhëndrit të Trump: Sazani s'ka

Kryeministri Rama ka folur për herë të parë për investimin që dhëndri i ish-presidentit Donald Trump do të bëjë në bregdetin shqiptar.

Nga Asambleja e Partisë Socialiste, e mbledhur në Lalz, Rama sqaroi statusin e ishullit të Sazanit, ku do të ndërtohet fshati turistik.

"Jared Kushner, një sipërmarrës, amerikan dhe dhëndri i ish-presidenti Trump shpalli publikisht ambicien për të investuar në dy projekte të mëdha turistike në Shqipëri. Po ata, që deri dje na tregonin Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut si shembuj të paarritshëm për investime në turizëm dhe për investime të huaja direkte, sot flasim për rrezikun që i kanoset Sazanit nga kthimin në një xhevahir i kurorës së artë të turizmit në Mesdhe. Delirojnë, rrezikun e një shkatërrimi të një parku kombëtar imagjinar, të një zonë të mbrojtur, që veç e mbrojtur s’ka qenë kurrë përveçse nga ushtarët e Enver Hoxhës , që prisnin në dylbi zbarkimin e flotës 7 amerikane në Shqipëri. Nuk do të shesim as Sazanin as zone tjetër për investitorët e huaj", tha Rama.