Rama gazetarit britanik: Thuhet Kosova, jo Kosovo

E Premte 24 Mars 2023, 10:19
TiranaPost
Takimet dhe konferencat të kryeministrit Rama vijojnë. Gjatë një takimi në auditorin e Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Chatham House, kryeministri Rama është pyetur për marrëdhëniet e Shqipërisë me Kosovën.
Përpara se të përgjigjej kryeministri Rama sqaroi gazetarin për emrin e Kosovës.
"Nuk është Kosovo, por Kosova! Kosova nuk është vend mik, është një vend simotër, është gjithçka, nuk është vend mik.
Ne jemi njësoj, jemi një komb që jeton mes dy shtetesh. Ne shqiptarët kemi dy shtete, 4 kryeministra në Ballkan.
Mësoje me mua, Kosova, jo Kosovo! Është një shtet ndryshe, i pavarur! Rruga është ajo e duhura, ajo e integrimit të plotë me BE-në", tha Rama.