Aktualitet

Rama homazhe në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit', vendos karafila të kuq në vendet ku u vranë 4 protestuesit më 21 janar

Rama homazhe në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit', vendos

Kryeministri Edi Rama sëbashku me një pjesë të kabinetit qeveritar dhe familjarë të viktimave të 21 janarit të 2011-ës kanë bërë homazhe duke vendosur nga një trëndafil në secilin nga vendet ku u vranë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

Më herët Rama rikujtoi të vrarët e 10 viteve më parë dhe deklaroi se qeveria ka vendosur që 4 viktimat të shpallen “Dëshmorë të Atdheut”.

Rama homazhe në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit', vendos

Ai po ashtu iu përgjigj atyre që ngrenë akuza në drejtim të qeverisë për drejtësi të papërfunduar për 21 Janarin duke thënë se transformimi i drejtësisë po funksionon dhe se gjyqtarët që sipas tij kanë mbajtur peng drejtësinë për 21 Janarin do të vihen para përgjegjësisë edhe në qoftë se ata janë larguar nga vettingu.