Aktualitet

Rama i krahason me hudhrat që prishin syrin e keq, ata që thanë: Medaljet Olimpike që u fituan s`janë sukses i Shqipërisë

Rama i krahason me hudhrat që prishin syrin e keq, ata që thanë:

Shqipëria nderoi sot medalistët e Lojërave Olimpike në një ceremoni ku pjesë ishte edhe Kryeministri Rama, i cili gjeti rastin t`u përgjigjej atyre që me skepticizëm deklaronin se medaljet nuk u fituan nga Shqipëria pasi lojtarët ishin rritur dhe trajnuar jashtë vendit.

Rama i krahason me hudhrat që prishin syrin e keq, ata që thanë:

Rama i krahason me hudhrat që prishin syrin e keq, ata që thanë:

Kryeministri bëri edhe njëherë të qartë se është pikërisht Shqipëria që mundësoi suksesin olimpik, bashkë me talentin dhe punën e sportistëve.

Rama i krahason me hudhrat që prishin syrin e keq, ata që thanë:

Rama i krahason me hudhrat që prishin syrin e keq teksa thotë:

“Krijuam një situatë të favorshme për talentet në sport.

Shqipëria nga një vend që braktisej nga bijtë e saj sepse nuk u siguronte dot as ushqimin dhe humbiste potenciale që ktheheshin në medalje ari për vendet fqinje, jemi kthyer në një vend që mund të adoptojë edhe fëmijë që vijnë nga vende të tjera. Nëse do të ishte Shqipëria e djeshme askush nuk do të vinte të kërkonte të përfaqësonte këtë vend.

Por sot ka shumë arsye për të ardhur, Shqipëria ka rritur të krijojë një kuadër mbështetës ndër më të sigurtët dhe më tërheqësit në rajon dhe edhe më gjerë.

Hedhja përpjetë e hudhrave ishte se nuk kishim përse të gëzonim për këto medalje sepse nuk ishin të Shqipërisë dhe një rruge pune për t’ja dalë, por medalje që erdhën si rezultat i dy djemve të ardhur nga larg që u gjendën rastësisht këtu.

Këtu janë medaljet e Shqipërisë në kampionatet të ndryshme, që nga Europiane e deri tek Ballkanike, nga 2021 deri sot.

Në tre vite Shqipëria ka marrë 538 medalje. Janë medalje të niveleve të ndryshme, por janë të shqiptarët kanë garuar me të tjerë, në rajon e më gjerë. Janë dallëndyshet e para që do të sjellin medalje të reja”, tha Rama.