Rama i shpreh shqetësimet kryeministrit polak. Keni mbështetjen tonë të plotë!

E Martë 15 Nëntor 2022, 22:17
TiranaPost
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Tëitter, i ka shprehur shqetësimet e tij kryeministrit polak Mateusz Morawiecki për lajmet e shpërthimit të raketave në fshatin pranë kufirit me Ukrainën.
“Mateusz Morawiecki, Shqipëria është seriozisht e shqetësuar për lajmet mbi shpërthimet në Poloni. Ju keni solidaritetin dhe të gjithë mbështetjen tonë,” shkruan Rama.