Aktualitet

“Rama ik”, djali i kryeministrit Gregu tregon si ndihet kur dëgjon thirrje kundër babait të tij

“Rama ik”, djali i kryeministrit Gregu tregon si ndihet kur

Greg Rama, djali i kryeministrit Edi Rama është një prej tifozëve të zjarrtë të skuadrës së Tiranës, ndaj edhe derbi Tirana-Partizani nuk mund ti kalonte pa e komentuar.

I ftuar në emisionin sportiv “Pasó” Greg Rama tregoi se pse është me Tiranën, ndërkohë që xhaxhai i tij është drejtor i përgjithshëm i Partizanit.

“E para, Tirana është persekutuar 50 -vjet nga Ministria e Mbrojtjes dhe e Brendshme, e dyta Tirana është identitet dhe nuk është ideologji dhe meqenëse xhaja im ka zgjedhur ideologjinë, unë do të mbaj identitetin, se ‘baba’ është jashtë loje, ngaqë Dinamon e mori lumi…. dhe e treta se pse jam me Tiranën është se më pëlqejnë lojtarët e huaj të veshur me fanellën bardheblu.”

Përveç ndeshjes dhe tifozllëkut për Tiranën, Gregu i është përgjigjur edhe pyetjes se çfarë mendimi ka për ata që thërrasin “Rama ik”.

 “Nuk më vjen mirë, por duhet ta pranojmë që jemi në demokraci, këtë ja them edhe vetes edhe shokëve të mi. Mendimi është i lirë…”