Rama iu përgjigjet me një video nga aeroporti atyre që thonë se turistët s'po e zgjedhin më Shqipërinë
Kryeministri Edi Rama ka pasqyruar në një video të gjatë atë që realisht po ndodh në Shqipëri me turizmin duke iu përgjigjur të ashtuquajturës "fushatë" të një grupi të caktuar që aludojnë se turistët s'po e zgjedhin më vendin tonë.
Me shifra dhe intervista direkt nga aeroporti sjell këtë të diel një shije të Shqipërisë nga vizitorët prej kudo.
Gjatë muajit korrik, nga aeroporti “Nënë Tereza” është kapërcyer numri i mbi 1 mln hyrjeve, duke theksuar se kjo shifër është më e lartë se të gjitha hyrjet përgjatë 2013-ës, vit kur ndodhi edhe rotacioni politik në Shqipëri.
“Dhe me aeroportin ndërkombëtar Nënë Tereza, ku vetëm muajin korrik numri i hyrjeve në Shqipëri i kaloi 1 milionë dhe hynë më shumë pasagjerë se sa erdhën në të gjithë vitin 2013, duke na dhënë një tregues kuptimplotë të transformimit epokal të Shqipërisë turistike në harkun e një dekade”, shkruan Rama.