Aktualitet

Rama: Jemi pranë një zbulimi të rëndësishëm të naftës dhe gazit nën tokë

Rama: Jemi pranë një zbulimi të rëndësishëm

Kryeministri Edi Rama nga Holanda tha se kompania e madhe holandeze SHELL ka zbuluar një sasi të madhe nafte dhe gazi në Shqipëri.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë theksoi se ky zbulim do të ndikojë në të ardhmen e vendit tonë dhe atë energjetike të Europës.

“Kemi edhe kënaqësinë e privilegjin për të pasur në vendin tonë SHELL-in. Kemi shumë shpresë që së shpejti do të mund të ndajmë me opinionin tonë publik, dhe pse jo me atë rajonal dhe përtej rajonit, një zbulim shumë të rëndësishëm që SHELL po arrin të realizojë në vendin tonë. Ata hezitojnë të flasin për shifra për momentin, por shenjat tregojnë se mund të jemi në fazën e një zbulimi shumë të rëndësishëm në tokë të gazit dhe naftës që jo vetëm do të ndikojë jashtë mase të ardhmen e vendit tonë, por në këto rrethana të caktuara do të luajë rol në të ardhmen energjetike të Evropës”, tha Rama.