Aktualitet

Rama jep lajmin: Brenda majit Shqipëria e hapur plotësisht

Rama jep lajmin: Brenda majit Shqipëria e hapur plotësisht

Kryeminsitri Rama deklaron sot nga Kuvendi se brenda këtij muaji vendi do të hapet tërësisht. Nuk tregon më shumë detaje, nëse hiqet fasha e orarit, lëvizjet mes qyteteve dhe nëse do hiqen zonat e kuqe dhe të gjelbra por shtoi se do hapet tërësisht, do hapen kufijtë dhe po bëhet përgatitja për të hapur sezonin turistik:

Rama:

Brenda majit Shqipëria do të jetë e hapur tërësisht kufijtë e Shqipërisë do jenë të hapur dhe ne do përgatitemi për sëzonin turistik jo duke i kërkuar atyre që bënë zgjehdjen e gabuar dhe duke i kthyer shpinën të madhit Shekspir, ndërkohë  i kanë sytë të ngulur tek Teatri. Por duke u përgatitur vetë që në rast se një valë tjetër, më e rëndë se ajo që kaluam edhe për ne, edhe sikur të përsërisim të njëtat gjëra, sidoqoftë ta përballojmë me atë seriozitet duke e venosur Shqipërinë në atë grup shumë të vogël vendesh që sot shihet me admirim. Jam shumë krenar që kolegë të mitë jo më larg se mbrëmë, edhe presidenti turk më kanë shprehur këtë admirim për çka ka bërë shteti dhe rezultatet.