Aktualitet

Rama i përgjigjet debatit për Portin e Durrësit: Një projekt i ngjashëm edhe në Kroaci

Rama i përgjigjet debatit për Portin e Durrësit: Një projekt

Projekti për Portin e Durrësit u kthye sot në pikën më të nxehtë të debatit në Kuvend. Deputetët e opozitës akuzojnë qeverinë se përmes këtij projekti po e kthejnë vendin në lavatrice të pastrimit të parave.

Kryeministri Rama i cili ditën e sotme ndodhej në Beograd ka reaguar në mbrëmje duke u shprehur se bëhet fjalë për një investim të ngjashëm me atë që po bëhet në Kroaci, i cili është quajtur “Manhatani i Zagrebit”.

Madje, sipas Ramës, në Durrës për të njëjtin investim do të shpenzohet sa ¼ e parave të projektit të kryeqytetit kroat.

Rama e ka shoqëruar postimin e tij në Twitter edhe me një shkrim të mediave kroate të 3 viteve më parë.

Postimi i Edi Ramës:

“Eagle Hills” kompania e Muhammed El Alabbar që do të ndërtojë Portin Turistik të Durrësit, e mirëpritur në Kroaci për të ndërtuar “Manhatanin e Zagrebit”, një investim sa një e katërta e Durrësit që konsiderohet shumë i rëndësishëm për zhvillimin e kryeqytetit kroat.

Rama i përgjigjet debatit për Portin e Durrësit: Një projekt