Aktualitet

Rama: Kur të vijë dita të jemi shqiponjë me një kokë rrezikojmë të kafshojmë veten

Rama: Kur të vijë dita të jemi shqiponjë me një

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të dy kryeministrave të Kosovës dhe Shqipërisë, kryeministri Rama u pyet në lidhje me qëndrimin e tij ndaj Ballkanit të Hapur dhe mosdakordësisë apo debatit me Albin Kurtin në këtë pikë. Rama bëri një paralelizëm me simbolin shqiptar shqiponjën me dy kokë të flamurit.

“Më lejoni të krahasoj këtu me shqiponjën me dy kokë. Janë dy kokë që qëndrojnë në një trup të vetëm. Nuk rrezikon të kapet në befasi, sepse kontrollon me sy të dyja anët. Është një vlerë e shtuar në këtë periudhë të historisë tonë, që jemi me dy kokë. Kur të vijë dita të jemi shqiponjë me një kokë, rrezikojmë të kafshojmë veten”, tha Rama.

Kurse kur u pyet për Bashkimin Kombëtar tha:

“Tani kjo është provokacija apo pyetje. Do e thyeja atë rregullin e votës së fshehtë dhe do votoja Pro. Po tani a do ndodhë? Unë them do ndodh. Po se kur s`e di”.