Aktualitet

Rama lajmëron mbërritjen e 50.000 vaksinave ruse, në Shqipëri: Drita e daljes nga pandemia sa vjen dhe zmadhohet

Rama lajmëron mbërritjen e 50.000 vaksinave ruse, në

Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në rrjetet sociale ka lajmëruar se qeveria ka arritur dakordësinë për të marrë 50.000 doza të vaksinës ruse anti-COVID, "Sputnik V" të cilat do të mbërrijnë në vend brenda 10 ditëve dhe do të përdoren në fushatën e vaksinimit masiv të popullsisë e cila ka filluar prej tashmë një jave.

Rama shkruan se së shpejti do e lemë pas tunelin e pandemisë, teksa "drita e daljes sa vjen e zmadhohet".

Statusi i kryeministrit Rama:

Sapo kemi arritur marrëveshjen për të sjelllë në Shqipëri 50.000 doza të tjera të vaksinës Sputnik brenda 10 ditëve
Ne do ta fitojmë këtë luftë me forcën e karakterit e të kembënguljes sonë dhe do ta lemë shpejt pas tunelin e pandemisë, ku drita e daljes sa vjen e zmadhohet.

tiranapost.al