Aktualitet

Rama me ministrat online: Do paguhen dritat, taksat e sigurimet një më një! Çfarë po bëhet ndërkaq me shtëpitë e tërmetit

Rama me ministrat online: Do paguhen dritat, taksat e sigurimet një më

Taksat, sigurimet dhe pagimi i energjisë elektrike nuk do të falen dhe nuk do të kenë shtyrje të afatit. Kryeministri Rama bëri paralajmërimin që të mos ketë vonesa për këto tre pagesa gjatë një mbledhje online me ministrat: Arben Ahmetaj, Anila Denaj, Ogerta Manastirliu, Olta Xhaçka dhe Sandër Lleshaj.

“Afatet e bilanceve i shtymë nga fundi i këtij muaji deri në fund të muajit korrik 2020. Po deklamimi i tatim fitimeve dhe sigurimeve nuk shtyhet. Taksat dhe sigurimet do të paguhen, se ndryshe nuk shkojmë para në këtë luftë dhe përfundojmë në një gropë ku as korona nuk na gjen dot. Pagesat e dritave do të bëhen një për një, kush nuk paguan dritat nuk ka drita”, tha Rama.

Për shtëpitë e tërmetit

Arben Ahmetaj: Të dyja procedurat qoftë me Bashkinë e Tiranës, qoftë me FSHZH janë hapur. FSHZH e mbyll këtë të premte. Bashkia e TIranës po shikon sot dhe nesër, procedurën e mbyllur dhe gjithë dokumentacionin e kompanive. Akoma nuk janë të bindur që kompanitë që kanë dorëzuar ofertat i plotësojnë kushtet e dokumentacionit. mund t’iu duhet ta rihapin dhe njëherë procesin për një 10 ditësh për të mirëpritur kompani më gjerë dhe që e plotëosjnë dokumentacionin.

Edi Rama: Asnjë tolerancë tek cilësia. Shtëpitë do ua bëjmë më të mira seç i kishin dhe me të gjitha që iu kemi premtuar.