Aktualitet

Rama me shembullin e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë shpreson se veç dialogu e çon para rajonin tonë

Rama nuk e përmend Shengenin Rajonal, si një kujdes në gjuhë edhe për BE që nuk ka shfaqur optimizëm për këtë lëvizje. Por duke thënë një lloj bashkimi, bashkëpunimi, kryeministri Rama në forumin ‘The Economist’ në Athinë tha se siç Maqedonia e Veriut me Greqinë i dhanë një hov vendeve të tyre me marrëveshjen e emrit kështu i gjjthë rajoni duhet të bazohet në dialog. 'Kemi ende Serbinë me mosnjohjen e Kosovës por po bëjnë disa hapa'. Por të gjitha këto sipas kryeministrit shqiptar për t’u afruar me BE sepse ajo mbetet aspirata e brezave por edhe ëndrra e etërve tanë.

Rama me shembullin e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë shpreson

Kryeministri Rama tha:

Mendoj që Shqipëria dhe gjithë vendet e rajonit janë në një moment shumë të rëndësishëm historik mes një të shkuare që duhet ta lënë pas krahëve dhe një të ardhme që ende nuk ka ardhur. Pra për të qenë tërësisht të integruar në BE.

Kjo është diçka e dukshme, dhe duket sikur ka njëlloj mallkimi pra se kur ishim ne formë jo të mirë, tani që jemi ne janë ata në formë të keqe. Por pavarësisht kësaj ne nuk kemi një atlernativë tjetër, e vetmja është të jemi pjesë e Bashkimit Europian. Jo sepse na e kërkojnë miqtë më të mëdhënj e më të fuqishëm por kjo është një kërkesë e fëmijëve tanë, e brezit të ardhshëm është ëndrra e përhershme e etërve tanë. Në Ballkanin Perëndimor qysh prej kohësh jemi përfshirë në një bashkëpunim, një bashkim dhe mendoj që edhe pse ka çështje të tilla si çështja e Kosovës mosnjohja nga Serbia ne kemi qenë në gjendje të ulemi dhe të diskutojmë të ardhmen tonë bashkë.

Jajm i mirë është se mosmarrveshjet mund të zgjidhen së bashku, dialogu është i vetmi instrument dhe për të përmbyllur këtë hyrje një nga shembujt më të jashtëzakonshëm të kësaj kohe që është zgjidhja që u bë përmes dialogut mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Pra kjo lidhet me një situatë ku ti sfidon ëdo lloj mundësie, shkon kundër tabuve dhe gjithashtu edhe në M.Veriut në raport me shqiptarët, si e promovoi të qenit një lider maqedon për gjuhen shqiptare, integrimin e shqiptarëve në gjithë piramidën  e administratës së vendit, kjo është historike dhe mësim për të gjithë. Që në përpjekje thjesht për të kënaqur dhe duke mos pasur kurajë për të thyer tabutë duket sikur rrezikon karrierën, kjo nuk është mënyra që të fitohet vërtetë.

Ai fitoi zgjedhjet sërish (Zaev) por tashmë e rëndësishme është se ai fitoi bazuar mbi bindjen bindjen dhe krijoi konsensus rreth kësaj bindjeje. Nuk formësoi bindjen për hskak të konsensusit dhe kjo është e mrekullueshme dhe shrpesoj që të gjithë ne të kemi mësuar dicka nga kjo. Unë me siguri kam mësuar nga kjo dhe e falenderoj.