Aktualitet

Rama mesazh Europës: Kosova i nënshtrohet proceseve të tilla, ndërsa Serbia bëhet gati për në BE

Rama mesazh Europës: Kosova i nënshtrohet proceseve të tilla,

Nga foltorja e Kuvendit kryeministri Rama hodhi akuza ndaj institucioneve të BE-së, pasi u shpreh se drejtësia ndërkombëtare ka qenë selektive. Ndërsa nga njëra anët Kosova po vazhdon të hetohet për krimet e luftës, një gjë e tillë jo vetëm që s’po ndodh me Serbinë, por po vijon hapjen e kapitujve të integrimit me BE-në.

“Askush nuk di të thotë se dy individë që janë edhe autoritete në një vend sovran kthehen botërisht, në të akuzuar që nuk kanë akuzë, ku është akuza? Ose është model eksperimental i drejtësisë të re ndërkombëtare. Kjo është çmenduri. Për t'iu kthyer për herë të fundit, bartësit e institucioneve të larta të Kosovës i janë nënshtruar dhe duhet ti nënshtrohen pavarësisht se shpallen të pafajshëm, ndërsa Serbia vijon hap kapitujt r negociatave për integrimin në BE. Unë jam po ai që isha në Beograd, po ai në takimin për shengenin rajonal dhe ai që jam sot dhe nuk u heq asnjë presje për të ndërtuar së bashku me serbët një të ardhme tjetër, por drejtësia selektive nuk është drejtësi dhe drejtësia e proceseve të përsëritura gjyqësore është mungesë drejtësie, kjo është pak por e thënë nga një piktor është e sigurt. Dhe për ta mbyllur, dua të them se ky tribunal sa është i padrejtë aq është i pashmangshëm, kjo është arsyeja se përse nuk mendoj, as sot, përkundrazi, që Thaçi, Veseli dhe ata që e kanë votuar në 2015 këtë gjykatë kaq speciale sa nuk ka shoqe në planet kanë bërë gjënë e duhur. Pas shuarjes së UCK, lufta me armë është kthyer në luftë të ftohtë për njohjet", tha Rama.

Lexo me shume: