Aktualitet

Rama ndihmon Margaritin në lidhje me debatin për privatizimin e TKOB: Po po do i bëjmë të gjitha kazino. Pastaj bëhet serioz

Rama ndihmon Margaritin në lidhje me debatin për privatizimin e

Prej disa ditësh artistët u përfshinë në një debat nëse TKOB do privatizohej, nisur nga një deklaratë e ministres së Kulturës Elva Margariti e cila duket të jetë keqinterpretuar nga artistët e më pas lancuar në media.

Kryeministri Rama sot në konferencë për shtyp, u pyet shkurt nëse TKOB do të privatizohet.  Rama me ironi tha: Po po, është e vërtetë, do privatizohet, TKOB, Galeria e Arteve, godina e Universitetit, Korpusi do bëhen kazino të gjitha, dhe teksa ngrihej nga tryeza kryeministrore u bë serioz duke nënkuptuar se është një tjetër lajm Fake si ai për kazinotë. 

Ndërkaq, ministrja Elva Margariti pas tij, në News 24 tha se deklarata e saj lidhet me vetëmenaxhimin dhe potencialin që TKOB të mos presë vetëm nga buxheti i shtetit: 

Margariti tha: 

'Është momenti edhe për një sqarim. Në një analizë 4 vjeçare ajo që doja të ndaja është që teatri ka potencial dhe mundësi të dalë nga varësia totale, të mos presë nga buxheti i shtetit, pra të gjenerojnë më shumë të ardhura, ta mirëmenaxhojë për të rritur standardet qoftë në teknologji, pra të ketë një buxhet të dedikuar për veten e vet. TKOB nuk do privatizohet'! 

Sot pati dhe një reagim të tenores Inva Mula e cila thoshte se nuk mund të merrej një vendim i tillë për një aset të çmuar si TKOB.