Aktualitet

Bino: Mund të vaksinojmë 600 persona në ditë, së shpejti nisim me të moshuarit

Bino: Mund të vaksinojmë 600 persona në ditë, së

Për të ditën dytë radhazi vijon vaksinimi në Stadiumin “Air Albania”  ndërkohë që pritet të vaksinohen 60 epidemiologë, mjekë e infermierë nga Tirana, Durrësi, Kruja e Kavaja.

Shefja epidemiologjisë Silva Bino e cila ndjek nga afër procesin deklaroi senë ambientet e stadiumit mund të vaksinohen 600 persona dhe deklaroi se së shpejti do të nisë vaksinimi për të moshuarit.

Bino po ashtu tha se deri tani asnjë dozë nuk është humbur dhe se organizimi është bërë në mënyrë të tillë që çdo person të vaksinohet në kohën e duhur.

Një nga pjesëtaret e stafit në ambientet e stadiumit bëri me dije se vaksina e Covid duhet të qëndrojë në temperature -18 gradë celsius.

Nërkohë, kryeministri Edi Rama pa sot nga afër procesin e vaksinimit kundër Covid-19, i shoqëruar edhe nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.