Aktualitet

Rama në bastionin e socialistëve në Tiranë: Lali Erin nuk e ndërroj me asnjë! Duhet karakter të gjuash te numri 12

Rama në bastionin e socialistëve në Tiranë: Lali Erin nuk e

Nga Njësia 5 në kryeqytet, Kryeministri Edi Rama deklaroi se kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nuk e ndërron me asnjë. Duke e vlerësuar për punët në Tiranë, Rama theksoi se PD nuk ka asnjë alternativë.

“E ndërroj unë Lali Erin me njeri tjetër? Me kë ta ndërroj, me Aldo Bumçin? Megjithëse, Aldo është më i mirë se Luli, me thënë të drejtën. Pra, ta kanalizojmë pakënaqësinë për të prodhuar një energji të madhe që nesër të jemi më të kënaqur”, theksoi Rama.

Ai tha se alternativa e vetme më 25 prill është vota për nr. 12. “Duhet karakter të gjuash te 12-ta. Kush gjuan nëpër 6-ta e nëpër 9-ta, thjesht ka pranuar dobësinë e karakterit të tij. Ka pranuar dorëzimin para plogështisë, dorëzimin para nevojës për të shkuar më tutje. Të gjuash me “armën” e 25 prillit te 12 do të thotë të japësh një mesazh shumë të qartë për mua, për Pandin, për Lalin, një mesazh për të gjithë ne: Vraponi më shpejt! Mos guxoni të kënaqeni! Kjo është të gjuash te 12-ta”, u shpreh Rama.

*Tiranapost.al.