Aktualitet

Rama në Beograd: Inflacioni i luftës po godet ngado, të bashkojmë tregjet tona të energjisë

Rama në Beograd: Inflacioni i luftës po godet ngado, të

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në një konferencë rajonale për krizën energjitike në Beograd u shpreh se është e nevojshme të rajonizohen tregjet e energjisë.

“Është një mundësi e shkëlqyer dhe një mbledhje vërtetë e nevojshme në këtë luftë, kur bombat dhe plagët godasin diku në Ukrainë, por kriza energjetike dhe inflacioni i luftës kanë goditur kudo, kur kemi nisur Ballkanin e Hapur dhe kur nxitëm një bashkëpunim më të gjerë. Na duhet të rajonizojmë tregjet tona. Sa i takon energjisë, na duhet të shkojmë përtej tregjeve tanë, në të kundërt ende mbetemi tregje të vogla. Ajo që na duhet mund të jetë më tepër e kushtueshme. Duke vepruar në nivel rajonal, ne mund të kemi një qasje më të lehtë në financime dhe mund të kemi një partneritet shumë më të fortë në sektorin privat. Shpresoj fort që ky bashkëbisedim do të vazhdojë dhe që ne do t’i kemi me vete partnerët tanë norvegjezë për të konceptuar një masterplan rajonal dhe një udhërrëfyes investimesh. Pres me padurim që ky dialog që nisi tashmë me këmbën e mbarë të thellohet”, tha Rama.