Aktualitet

Rama në Durrës: Ofrohen 1500 vende të lira nga 63 bizneset më të mëdha në rajon

Rama në Durrës: Ofrohen 1500 vende të lira nga 63 bizneset
Kryeministri Edi Rama ka qenë sot prezent në Panairin e Punës dhe Aftësive në Durrës. Rama shkruan se janë 1,500 vende të lira pune që ofrohen nga 63 bizneset më të mëdha në rajon.

“Bëhuni pjesë e këtij panairi dhe zgjidhni profilin që ju përshtatet për të ndërtuar të ardhmen tuaj, të sigurt. Vetëm në këtë shesh ku ka të pranishëm 63 punëdhënës, ka kërkesë për 1500 të punësuar. Ndërkohë që në hapësirën jashtë këtij Panairi, nga drejtoria rajonale e punësimit në Durrës janë dhe 600 vende të tjera të lira, të vëna në dispozicion për ata që kërkojnë që të punësohen. U bë një barsolet e përsëritur ajo që dikur u tha në publik lidhur me faktin që punë ka po s’ka profesionistë", shprehet kryeministri.