Aktualitet

Rama: Në dy javët e ardhshme mund të marrim dozat e reja të vaksinës kundër Covid

Rama: Në dy javët e ardhshme mund të marrim dozat e reja të

“Në dy javët e ardhshme mund të marrim dozat e reja të vaksinës kundër Covid”, kështu deklaroi kryeministri Edi Rama sot në një konferencë për mediat.

Kryeministri tha se ka një bllokim nga kompania Pfzier por shpreson që pas dy javësh të ketë lajm të mira, ndërkohë që theksoi se negociatat me AstraZaneca-n janë në vijim, por nuk mund të thuhet me saktësi kur mund të ndodhin gjërat.

“Ka një problem të madh për të gjitha vendet. Italia ka hapur një proces gjyqësor sepse Pfizer ka lajmëruar një "stop" për zgjerimin e bazës prodhuese. Ne jemi në kontakt 7 herë në ditë për të bërë të mundur sjelljen e dozave. Jemi duke negociuar dhe jemi shumë përpara me AstraZaneca-n, por nuk mund të them me saktësi kur mund të ndodhin gjërat. Shqipëria nuk është mbrapa askujt dhe Shqipërisë nuk do t’i mungojë kujdesi për të dalë sa më parë nga kjo flamë dhe fazë kaq e vështirë e luftës me Covid. Për momentin jemi në komunikim të vazhdueshëm me Pfizer dhe shpresojmë të lëshojë dozat që ka premtuar si parti e parë. Në dy javët e ardhshme do të kemi një qartësi më të madhe", tha Rama.