Aktualitet

Rama në homazhet për Kadarenë: Nën hijen e Nënë Terezës, do të ndihet i mbrojtur gjatë kalimit nga kjo botë në tjetrën

Rama në homazhet për Kadarenë: Nën hijen e Nënë

Kryeministri Rama mbajti fjalën e nderit në lamtumirën e autorit Ismail Kadare.
Rama sqaroi rastësinë e figurës së Nënë Terezës poshtë së cilës u vendos arkëmorti me trupin e pajetë të Kadaresë.

“Po montohej për një shfaqje sonte në darkë. Lëreni aty. Nuk ka më mirë. Askujt nuk do t`i shkonte në mendje rastësia që solli këtu enkas për Ismailin dhe më mirë sesa nën hijen e saj, shqiptares që i takon botës, asesi tjetër nuk mund të bëhej ceremonia e përcjelljes nga jeta të shqiptarit që i takon botës. Nën hijen e shenjtores së tij të dashur, Ismaili symbyllur do të ndihej i marrë në mbrojtje nga të tërë ata që s’e donin dhe do të ndihej i mbrojtur gjatë kalimit të tij nga kjo botë në tjetrën. Qëkur lajmi i vdekjes së Ismailit mori dhenë, më erdhën mesazhe të shumta dhe sugjerime për vendvarrimin e tij. Nga vendi tek vëllezërit Frashëri tek varrezat e dëshmorëve në Kosovë. Nëse do i tregoja se si do të kryehej ceremonia, siç thoshte Gabriel Garsia Marquez do t`i vinte plasja që nuk merrte dot pjesë në funeralin e vet”, tha Rama.