Aktualitet

Rama në konferencën e fundvitit: Çelja e negociatave, fakti më domethënës i 2024!

Rama në konferencën e fundvitit: Çelja e negociatave, fakti

Kryeministri Rama është duke mbajtur konferencën e fundvitit me gazetarët. Mesazhin e tij e nisi me ngjarjen më domethënëse të vitit për Shqipërinë duke veçuar çeljen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

“Po e nis me faktin më domethënës të vitit që po lëmë pas, sipas meje, çelja e negociatave për anëtarësim me BE, praktikisht të dy grupkapitujve të rëndësishëm duke nisur nga themelorët që janë në një mënyrë grupi i grupeve dhe marrëdhënieve me jashtë.

Është me rëndësi të theksoj diçka që e keni dëgjuar edhe më parë, që procesi i jashtëzakonshëm për nga volumi i punës intensiteti dhe cilësia, do të ishte pamundur nëse një skuadër e madhe kombëtare e Shqipërisë, qindra punonjës, nuk do të kishin bërë më parë punën e shkëlqyer me procesin screening ose diagnozën e sistemit të RSH ën të gjitha fushat.

Për hir të së vërtetës, ecuria e procesit, vlerësimet befasuese të KE dhe qeverive që ishin tipikisht përfaqësuese të vendeve më skeptike për përformancës e skuadrës sonë, janë një shtysë e motivim e fakt shumë domethënës për çfarë është bërë në gjithë këto vite”, tha Rama.