Rama: Në pranverë do jepet bonus i dytë për pensionistët
E Hënë 18 Nëntor 2024, 10:47
TiranaPost
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot në Kuvend, ku po flitet për buxhetin e 2025-ës, se për pensionistët do të ketë dy bonuse.
I pari do të jetë në fund të vitit, ndërkohë që bonusi i dytë do të jepet në fillim të pranverës.
“Ky nuk është thjesht një hap i rëndësishëm në aspektin buxhetor, ky është hap kuptimplotë në drejtim e shpallur për ta mbyllur rrethin e qytetarëve përfitues, duke filluar më në fund të përfitojnë edhe pensionistët. Nga ana tjetër, ky nuk është i vetmi hap, sepse paralelisht me shpërndarjen, një ditë para dhjetorit do të krijojmë pranë BSH edhe fondin e bonusit të dytë. Do të ndikojë më tej në rritjen e të ardhurave vjetore të pensionsitëve, duke ndarë një shumë të fituar nga rritja e ekonomisë”, tha Rama.