Rama në Turqi, ja marrëveshjet që do të nënshkruhen mes dy vendeve
Kryeministri Edi Rama dhe disa anëtarë të kabinetit qeveritar ndodhen në Turqi, ku pritet edhe nënshkrimi i disa marrëveshjeve.
Marrëveshjet që do të nënshkruhen
Projektmemorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike të Republikës së Turqisë për bashkëpunim në fushën e mjedisit.
Projektmemorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Pyjeve të Republikës së Turqisë për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe zonave të mbrojtura.
- Nënshkruesi: znj. Mirela Kumbaro, Ministre e Turizmit dhe Mjedisit
Projektmarrëveshje ndërmjet KM të RSH dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë mbi statusin e zyrës së koordinimit të programit TIKA Tirana
- Nënshkruesi. z. Igli Hasani, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme
Projektmarrëveshje kuadër ushtarake ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë.
- Nënshkruesi: z. Niko Peleshi, Ministër i Mbrojtjes
Projektmemorandum Mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë në Fushat e Medies dhe Komunikimit.
- Nënshkruesi: z. Alteo Hysi, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim
Protokoll Bashkëpunimi midis Korporatës Turke të Radiotelevizionit dhe Radiotelevizionit Shqiptar.
- Nënshkruesi: z. Alfred Peza, Drejtor i Radiotelevizionit Shqiptar