Aktualitet

Ramës i mungon Hashim Thaçi! Kryeministri do donte ta kishte në ceremoninë e Aeroportit, por arsyet e mungesës dihen

Ramës i mungon Hashim Thaçi! Kryeministri do donte ta kishte në

Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në Aeroportin e ri të Kukësit “Zayed – Flatrat e Veriut” ka përshëndetur edhe ish-presidentin e Republikës së Kosovës, të cilin e ka konsideruar si një nga “shqiptarët më të mëdhenj” për kontributin e tij që Kosova të shpallej shtet i pavarur.

Rama ka thënë se puna e bërë prej Thaçit dhe Rugovës për pavarësinë e Kosovës është i reflektuar dhe në muret e aeroportit të ri.

“Me këtë rast dua të ndaj me ju që më mungon shumë sot, dikush që unë e konsideroj një prej shqiptarëve më të mëdhenj. Më mungon shumë dikush që është një prej shqiptarëve më të mëdhenj, jo se është vëllai im, por është vëllai im sepse është një prej shqiptarëve më të mëdhenj, që është Hashim Thaci. Nuk e di prej këtu a më ndjek, por do të doja ti coja një përqafim dhe ti thosha se në muret e këtij aeroporti gjendet edhe një moment i jashtë zakonshëm, momenti kur Thaci dhe Rugova i hapën rrugë çlirimit përfundimtar të Kosovës”- ka thënë kryeministri Rama nga Kukësi.

Kujtojmë se ish-presidenti Thaçi ndodhet në Hagë ku pret gjykimin për "krime lufte" që aludohet nga akuza të jetë kryer gjatë kohës së luftës Çlirimtare të Kosovës.

Tiranapost.al