Aktualitet

Rama nga Brukseli: Bullgaria ka marrë peng dy vende të NATO-s para syve të 26 vendeve të BE-së

Rama nga Brukseli: Bullgaria ka marrë peng dy vende të NATO-s para

Kryeministri Rama ka mbërritur në Bruksel ku do të mbahet Samiti sot dhe nesër dhe pritet të diskutohet çështja e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Për këtë të fundit ka një veto nga Bullgaria, qeveria e së cilës ra dje, pa mundur të votojë për heqjen e vetos.

“Unë jua kam thënë edhe po e përsëris, përkundër optimizmit të ngutur të dissave edhe të dissave në Bruksel, nuk pres të zgjidhet asgjë në Bullgari. Po edhe nëse do të ndodhë, do të jetë një lehtësim frymëmarrjeve nga marrja peng e dy vendeve të NATOS, ndërkohë që ka një luftë në Europë. Dhe kjo po ndodh në sytë e 26 vendeve të BE-së, të pafuqishëm për të vepruar.”, tha Rama për mediat shqiptare dhe ato të huaja.

Kurse gazetares nga Bullgaria iu drejtua:

“Ohh Bullgaria këtu. Jeni rrëmujë ju djema. Një rrëmujë e madhe dhe jeni një turp teksa mbani peng dy vete të tjera të NATO-s. Nuk pres lajme të mira sot, sepse siç e thashë dje u ngrit optimizmi por këtu jemi dhe është një ditë e re në Europë por jo në Bullgari”.

Fotoja me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut

Rama nga Brukseli: Bullgaria ka marrë peng dy vende të NATO-s para

"Ende po prisni Godonë? Jo, ne jemi mësuar me këtë sharadë dhe jemi më shumë se kurrë të përkushtuar që të shtyjmë përpara modernizimin e vendeve dhe rajonit tonë me frymë të palëkundur evropiane", shkruan Rama duke e paralelizuar situatën me vepren e Samuel Becket, mesazhi i së cilës është se pritja është e padobishme dhe se të pengon të jetosh realitetin.