Aktualitet

Rama nga New York poston foton me George Soros dhe një shënim

Rama nga New York poston foton me George Soros dhe një shënim

Kryeministri Rama ndodhet në New York. Ai ka postuar një foto në Instagram me investitorin miliarder dhe filantropin hungarezo-amerikan George Soros. E konsideron një mik të çmuar dhe një mbështetës të palëkundur të shoqërisë civile përmes fondacionit të tij ‘Shoqërisë së Hapur’.

Edi Rama shkruan:

Në Nju Jork me mikun e çmuar George Soros, një mendje e rrallë dhe një mbështetës i palëkundur i Shoqërisë së Hapur.

Rama nga New York poston foton me George Soros dhe një shënim

***

Ndoshta një provokim për Sali Berishën?

Kryeministri Sali Berisha është shpallur non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Berisha ka akuzuar George Soros se ka lobuar përmes rrjeteve të tij që DASH ta fusë në listën e zezë. Por nuk dihet nëse Berisha aludimet i ka të faktuara. E ndërkaq nuk është hera e parë që kryeministri takohet me Soros.

Kryeministri Rama është shfaqur më herët në foto edhe me djalin e tij, Alex.

Rama nga New York poston foton me George Soros dhe një shënim

Në invervistën e vitit të kaluar në 'Opinion' kryeministri Rama foli për raportin e tij me George Soros.

George Soros, çfarë raporti ka pasur me ju? Është folur që keni qenë i shenjuari i tij, është folur që ka qenë sponsori i juaj kryesor politik. Është folur që i është dashur Shqipëria për politika… Por unë po të pyes vetëm për raportin tuaj personal. Kur e keni njohur dhe si ka qenë raporti juaj me George Soros?

Kryeministri Edi Rama: Unë George Soros e kam njohur në vitet ’90, kur nuk isha në politikë, kur më kanë futur në bordin e Fondacionit këtu. Ka qenë dhe Ismail Kadare, Profesor Minga, kanë qenë disa… Dhe kemi shkuar në Budapest. Aty e kam takuar George Soros për herë të parë. U organizua një si drekë pune për t’u prezantuar me bordin e fondacionit. Ishte e bukur se ai ishte në botën e tij dhe ndërkohë që hante, dëgjonte dhe të gjithë po i prezantoheshim. Ai ndiqte zërin, por vazhdonte me të vetën. Kur erdhi radha ime, unë s’fola fare dhe u bë qetësi. Dhe ai ma bëri me kokë. Edhe unë i bëra një pantomimë, çfarë ke? Po ti, më tha mua. Unë çfarë i thashë? Kush je? Unë jam filani. Me çfarë merresh? Merrem me art. Çfarë lloji arti bën? Llojin më të mirë, i thashë. E pa që u bë një ndërveprim, dhe vazhdoi me të tjerët. Kur erdhi këtu herën e dytë, Ismailin e njihte ai, tha përveç këtij a mund të prezantoheni dhe njëherë se nuk më kujtoheni.

Çfarë raporti keni pasur me të?

Kryeministri Edi Rama: Kam raport fantastik me të. Kam pasur gjithmonë një raport fantastik me të. Nuk ka lidhje fare me këto konspiracionet.

Ju ka ndihmuar në politikë?

Kryeministri Edi Rama: Sorosi është një personazh i jashtëzakonshëm, është një njeri që bëri një sukses të hatashëm, përmbysi botën me ato goditjet që i bëri bursave. Në momentin që u bë George Sorosi i njohur në të gjithë botën, dhe që zotëronte një pasuri marramendëse, pasurinë e vetë e vuri në dispozicion të idesë së vetë, shoqërisë së hapur. Ai është marrë me filozofi dhe ka atë idenë e shoqërisë së hapur dhe është një njeri që ka financuar pafund për të ndihmuar shoqërinë e hapur, për të stimuluar njerëz në shoqërinë civile. Këto teoritë e tjera të konspiracionit janë…

Vazhdoni ta ruani raportin?

Kryeministri Edi Rama: Gjithmonë, por sigurisht nuk takohemi shpesh, takohemi rrallë.

*Tiranapost.al.