Aktualitet

Rama nga Samiti: Ka ardhur koha që Rajoni të jetë pjesë e portofolit dixhital europian

Rama nga Samiti: Ka ardhur koha që Rajoni të jetë pjesë e

Nga Samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Malin e Zi, kryeministri Rama u kujton shteteve europiane se sugjerimet e tyre janë dëgjuar, po punohet për to e se ka ardhur koha që BP të hyjë në portofolin dixhital europian.

“Dua të shpreh entuziazmin mbi atë që po ndodh e dua të falënderoj Varhelyi dhe komisionin që ka punuar ngushtë me ne duke na ofruar një platformë dialogu të mirëfilltë, një proces ku si zakonisht kemi dëgjuar, por si pak herë edhe komisioni na ka dëgjuar. Është një shembull që tregon çfarë mund të arrihet kur të dy palët dëgjojnë njëri tjetrin.

Progresi gjatë 2 muaj e gjysmë flet vetë. Kemi përgatitur plane individuale të reformave kemi identifikuar nisma që do na çojë drejt tregut të përbashkët rajonal. Dua të cek një sërë pikash.

Duhet të punojmë mbi mundësinë e planit të rritjes për të përgatitur veten për ta integruar në tregun e përbashkët.

Rajoni ka ardhur koha të jetë pjesë e portofolit dixhital europian. Synojmë të jemi gati në 2027. Presim që komisioni të përfundojë udhërrëfyesin”, tha Rama.

Po çfarë është ky portofol dixhital?

Portofoli Digital Europian është një iniciativë e Bashkimit Evropian për të përshpejtuar zhvillimin dhe përdorimin e teknologjisë dixhitale në Europë. Synimi i këtij portofoli është të përparojë në fushën e inovacionit dixhital, të sigurojë përdorimin më të gjerë të teknologjisë dixhitale në sektorët publik dhe privat dhe të përparojë në përdorimin e inteligjencës artificiale, teknologjisë së të dhënave dhe të tjera.

Portofoli Digital Europian përfshinë një sërë iniciativash dhe politikash që synojnë të rrisin konkurrencën, sigurinë dhe inovacionin në ekonominë dixhitale të BE-së. Disa prej fushave kyçe të fokusuara janë infrastruktura dixhitale, siguria dixhitale, inteligjenca artificiale, përdorimi i të dhënave, dhe shërbimet dixhitale. Kjo iniciativë synon të vendosë BE-në si një lider global në fushën e teknologjisë dixhitale dhe të përfitojë nga avantazhet e përparimeve dixhitale për ekonominë dhe shoqërinë.