Aktualitet

Rama reagon për gjyqin e Bechetit: Do marrë atë që mbetet, por nuk hahet

Rama reagon për gjyqin e Bechetit: Do marrë atë që mbetet,

Kryeministri Rama reagoi nga Tepelena për gjyqin e famshëm të Bechetit, të humbur nga pala shqiptare. Por Rama tha se ai do marrë nga shqiptarët atë që nuk hahet.

Edi Rama:

Edhe një gjë tjetër, dy njerëzit më të gëzuar për një gjyq që humbëm pas fituam tre të tjerë, ishin po këta Ilir Meta dhe Berisha një gëzim i neveritshëm ,një përpjekje po kaq e neveritshme për të nxitur e motivuar ndjekësit e tyre me sytë e veshët top por mendjen tapë nga helmi i tyre duke arritur duke shpërndarë trakte lart e poshtë natën nëpër Tiranë se tani shqiptarët do paguajnë 110 milionë euro për gjyqin e Bechetit, nuk di të them si e qysh, por ai marifetçiu bashkë me Saliun e Ilirin do marrin atë që nuk thuhet, do marrin atë që mbetet por nuk hahet. Lufta e marifetçiut vazhdon, është në kërkim të drejtësisë. Nuk do e lejojmë të fusë duart në xhepin e shqiptarëve.

Rama reagon për gjyqin e Bechetit: Do marrë atë që mbetet,
Francesco Becchetti, pronar i Agon Channel.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg shpalli fitues të gjyqit Bechetin ndërsa qeveria shqiptare humbi. Dëmi që Shqipëria duhet të paguajë është 110 milionë euro.

*Tiranapost.al.