Aktualitet

Rama nga Vila 31: Kjo hapësirë do përdoret për të bërë gjërat që Enver Hoxha i kishte tmerr

Rama nga Vila 31: Kjo hapësirë do përdoret për të

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në hapjes e vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, si rezidencë për artin theksoi rëndësinë e hapësirës së re të transformuar. Rama e përshkroi këtë ambient si një vend ku artistët mund të takohen, krijojnë dhe bashkëpunojnë, duke pasur mundësinë të ndajnë hapësirën e përbashkët, ndërkohë që ruajnë zonat e tyre individuale për krijimtarinë.

Rama: Që kjo hapësirë të përdoret për të bërë gjërat që Enver Hoxha do i kishte më shumë tmerr se çdo gjë tjetër. kjo ka qenë në fakt motoja shtytëse në mendjen tonë. Çfarëdo gjë që të bëjmë aty të bëjmë që Enver Hoxha të rrotullohet në varr me pendesë. Nëse kishte diçka që e bënte tërësisht mizore diktaturën ishte çdo shprehje e asaj që ata e quanin degjenerimi modernist. Kjo do jetë një shtëpi e degjenerimit modernist. Nuk ka më bukur se këtë hapësirë ta përdorin artistët e rinj dhe të reja nga e gjithë bota. Krimet i keni në muzeun e Gjethes, keni Bunkartin. Jemi duke punuar për muzeun të përndjekjes në Shkodër.

Çfarë do uji që ti japësh gomarit ja ke dhënë me temperaturën e gabuar. Kur bëmë Bunkartin shpërtheu histeria se po kthehet e shkuara. Për të dytin vajtën me kazma dhe me dy gishta që të shembej bunkeri. U vu statuja e Stalinit dhe Leninit si një gjest vetë ironie, uuu, sido që ta bësh këtu. Kemi bërë këtë zgjedhje, kemi bërë zgjedhjen e duhur. Ka ardhur si rezultat i një kohe të gjatë reflektimi. Ripërdorimi duke përqeshur historinë por pa e fshirë, është gjëja më e pjekur dhe shëruese me të kaluarën'.